Kjo puna e 50 kutive banane te humbura pa nishan pas 11 dite pergjimi te konteinerit nga policia, me kujton nje mbledhje vite te shkuara te reparti mekanik ne Kombinatin “Celiku i Partise” ne Elbasan.
Ne repart punonin bashke me shqiptaret edhe punetore kinez te ardhur per solidaritet me popullin vlla shqiptar.
Puntoret kinez vec pergatitjes profesionale
ishin te kompletuar edhe me veglat e punes, qe duhet thene se ishin shume me cilesore krahasuar me sqeparin tone tradicional.
Puntoret shqiptare ne repart, sa vinin arkat me veglat e reja kineze hop i vidhnin ndonje pince apo kacavide… per ta cuar ne shtepi.
Kinezet e edukuar dhe vllazerore heshtnin. Nuk ankoheshin. Por kur u trash zullumi me vjedhje e ben problem ne drejtori.
Drejtoria urdheron mbledhje kolektivi. Behet ballafaqimi. Cohet per te thene hallin kinezi Lee.
Lee-ja kish mesuar pak shqip dhe foli shqip, shkurt, qarte:
Ne mengjez- tha, pinca ka, ne darke pinca s’ka, miu pinca s’ha!
Kaq ishte te plaste gazi ne mbledhje…
Edhe bananeve te BanaKing keshtu i ndodhi:
Ne mengjez banane ka,
Ne darke banane ska,
Arditi banane s’ha!