Nga Çim Peka/ Hjekësi

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Çim Peka

Kur kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga shpallja non grata e Berishës, tashmë është evidente, se ky veprim ka një prapavijë të fortë politike, që nuk ka lidhje me korrupsionin. Nuk është vetëm fakti që deri tani ambasada e SHBA nuk ka publikuar asnje fakt nga dosja e supozuar, që provon këtë.

Në fakt ka diçka më të rëndë. Që ditën që ambasadorja Kim ka shkelur në Tirnaë ajo ka drejtuar një offensive frontale kundër Partisë Demokratike. Është e vetmja amasadore që nuk shkeli ndonjëherë në zyrën private të Sali Berishës. Është ambasadorja Kim ajo që kërcënoi publikisht Lulzim Bashën me rastin e negociatave që çuan në marrëveshjen e 5 qershorit duke ju drejtuar publikisht “Topi është në fushën e Lulzim Bashës”.

Megjithëse bëri një tërheqje taktike që çoi tek marrëveshja e 5 qershorit, vetëm pak më vonë ajo i dha krah Edi Ramës të ndryshonte Kushtetutën brenda natës pa consensus, duke i siguruar kështu fitoren në tavolinë. Asnjë fjalë nuk tha me rastin e skandalit të ‘patronazhistëve’, dhe punoi fortë që të fitonte Edi Rama.

Nuk u mjaftua me non-gratën e sponsorizuar prersonalisht nga ajo, por arriti deri aty sa ti bënte presion KQZ që të mos i jepnin Berishës mandatin e deputetit, duke u refuzuar me përcmim nga ky institucion. Si mjet i fundit, ajo i tundi prangat Lulzim Bashës për cështjen e Nick Muzin që ta larguar Berishën nga Grupi Parlamentar.

Sic shihet nga sekuenca e ngjarjeve, beteja e Juri Kim nuk është kundër Sali Berishës, por ndaj Partisë Demokratike. Lufta e saj ndaj PD dhe ndaj Bashës perosnalisht është shumë më e herëshme se shpallja e Berishës non-grata. Atë që KQZ refuzoi me përçmim, e realizoi Lulzim Basha nën shantazh. Juri Kim nuk po sillet si përfaqësuese e Presidentit dhe qeverisë amerikane, por si vrasëse me pagesë e Partisë Demokratike.

Beteja e saj nuk është vetëm kundër Berishës, apo edhe Bashës. Beteja e saj është kundër Partisë Demokratike për llogari të Xhorxh Soros. Ajo po sillet si vrasëse me pagesë, për llogari të pagatorit Xhorxh Soros, dhe Lulzim Basha është thjeshtë vetëm ‘hjekësi’, personi që nxori në pritë Partinë Demkratike.  Pak rëndësi ka nësë motivi personal i saj lidhet me ambiciet dhe avancimin në karrierë. E vërteta është se operacioni i saj synon shkatërrimin e Partisë Demokratike nëprmjet ‘hjekësit’ të kapur peng Lulzim Basha.

Beteja e demokratëve është misioni më sublim për të shpëtuar Partinë Demokratike nga Xhorxh Soros, Edi Rama, Erion Veliaj dhe ‘hjekësi’ Lulzim Basha. Demokratët duhet ta kenë të qartë, se pa këtë betejë të tyre, duhet të pregatiten për Erion Veliajn Kryeministër. Dhe gjasat janë se i fituari kryesor i të gjithë kësaj situate është pikërisht Erion Veliaj, një krijesë krye këput e Xhorxh Soros.

Zjarr Tv Ad