Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pavarësisht s’e shumë vende europaine e kanë bllokuar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka konfirmuar se procesi i vaksinimit me AstraZeneca, do të vijojë në Shqipëri.
“Komiteti Kombëtar i Vaksinimit është mbledhur pasditen e sotme dhe kanë vendosur vijimin e procesit të vaksinimit me vaksinën AstraZeneca. Komiteti do të mblidhet përsëri siç mblidhen vazhdimisht për të analizuar situatën dhe çdo zhvillim që mund të ketë”- kështu është shprehur Manastirliu.
Vaksinimi me AstraZeneca, ka nisur në fundjavë për mësuesit në të gjithë vendin, ndërsa bllokimi i kësaj vaksine në shumë shtete, i ka bërë qytetarët skeptik.