Nga Edi Oga- Morali i ndyrë i politikës!

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga EDI OGA

Politika vazhdon të na e tregojë me forcë çdo ditë që e meriton atë përcaktimin e shkurtër folklorik me tre fjalë mbi moralin e saj të përçmueshëm!

Politikën e bëjnë politikanët, të cilët janë njerëz që mendojnë se idetë dhe aftësitë e tyre duhet t’i vendosin në shërbim të një qëllimi më të lartë sesa vetvetja apo familja. Pa dyshim që një pjesë e vogël e individëve që nisin një karrierë politike, nisen me këtë premisë, për të dhënë më të mirën, por për fat të keq, pjesa më e madhe e atyre që angazhohen “fort” në politikë janë njerëz të cilët nuk duhen votuar apo pajisur me pushtet, sepse ata nuk janë nisur për ta përdorur atë për të mirën e përgjithshme! Janë persona me ambicje ekstreme por me aftësi të pakta! Janë dembelë e të pashkolluar, por hiqen si të palodhur dhe intelektualë! Janë manipulativë dhe mashtrues por hiqen si të drejtë dhe parimorë! Në raste të rralla, mund të kenë edhe shkollim të mirë dhe inteligjencë mni mesataren, por këta tipa janë narcizistë dhe delirantë! Prandaj shumë pak nga ata që mbërrijnë lart në politikë janë akoma disi të ndershëm apo paksa të përlyer, sepse sistemi i pisllëkut moral të politikës sonë, i flak një nga një, ditën kur e kanë të pamundur të bëjnë kompromise që shkelin parimet e tyre!

Shikoni politikanët e lartë të ditëve të sotme! Edhe ata në pushtet, edhe ata të opozitës! Si kanë mundësi që janë kaq të shpifur? Si ka mundësi që pështyjnë dhe e lëpijnë atë që kanë pështyrë, disa herë? Si ka mundësi që përpiqen të gënjejnë e të mashtrojnë çdo ditë e të gjithë? Si ka mundësi që pasurohen ekstremisht gjatë kohës që janë në pushtet madje edhe kur janë në opozitë?

Nëse dikush vërtetë beson se politikani sakrifikon nga vetja për të mirën e përgjithshme, është naiv dhe e gjithë jeta e tij ka qenë një gënjeshtër. Ose ka përfituar në mënyrë të pandershme nga ky politikan dhe është bërë bashkëfajtor me të në shpërdorimin e detyrës. Në fakt, këta individë janë karburanti i pushtetit të këtyre politikanëve teveqelë! Janë ata që nuk shohin më larg sesa një favor i përkohshëm nga një politikan “bamirës”!

Sigurisht që politikanët me pushtet bëjnë edhe vepra të mira, por këto janë thjesht “efekte kolaterale” të përpjekjeve të tyre për t’u pasuruar sa më shumë e sa më shpejt me para publike, me ato para që atyre u janë besuar për t’i administruar, me mëlçitë që ne delet budallaqe u varim në qafë ujqërve! Mbi ta duhet të vinte dorë Zoti, në pamundësi le të shpresojmë tek SPAK-u! Kur menduam që i kishim parë të gjitha, na u shfaq lufta për “privatizimin pa ortakë” të Partisë Demokratike. Dy të pamoralshëm që kërkojnë të na bëjnë tifozë  të “luftës së tyre parimore”, që më tepër ngjan si sherret e prostitutave të vjetra me ato të rejat, nëpër kuplara!/ newsbomb.al

Zjarr Tv Ad