Nga Elona Caslli: Kushdo ka të drejtën të pretendojë largimin e Berishës nga skena politike për dhjetra arsye.

0
427
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Faktori ndërkombëtar ka të drejtën ta shohë me skepticizëm rikthimin e Berishës në krye të opozitës.

Ajo çka kërcet në këtë mes dhe kërcet keq, është heshtja e faktorit ndërkombëtar për çdo skandal rilindas dhe ngulmimi i skajshëm për largimin e Berishës.

Faktori ndërkombëtar do të ishte i besueshëm sikur me të njëjtën denduri që kërkon tërheqjen e Berishës, të nënvizonte edhe skandalet rilindase që janë të përveçme qoftë për nga thellia e dëmit dhe qoftë për nga skenari, ku një çoban  kthehet në biznesmen nga një ditë në tjetrën në çështjen e inceneratorëve dhe qindra miliona euro fluturojnë nga buxheti i shtetit.

Alibia se prania e Berishës e detyron faktorin nderkombëtar të heshtë para çdo skandali rilindas dhe se mungesa e Berishës do provokonte reagimin e këtij faktori kundrejt çdo skandali rilindas, më bën thjesht të nënqesh.

Post Scriptum- Nuk mund të jetë Berisha alibia e përjetshme për të përligjur çdo skandal rilindas në këtë vend./Elona Caslli

Zjarr Tv Ad