Nga Endri Tafani: E dini çfarë mund të bëhet në 100 m2 shesh në mes të 5 pallateve? Tirana vdiq si qytet e nuk bëhet kurrë më…

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Nga Endri Tafani: E dini çfarë mund të bëhet në 100 m2 shesh në mes të 5 pallateve?
 
Një pallat tjetër sigurisht. Aq afër ndërtimi i ri, sa praktikisht zëre se u ka vënë tulla dritareve të pallateve ekzistues. Praktikisht i ka burgosur në shtëpitë e tyre.
 
Dilni në ballkon apo mos dilni fare më mirë, por nga dritarja e vendit ku jeni, hidhni një vështrim jashtë saj. Vetëm beton ngjitur. Beton i shëmtuar ngjyra ngjyra. Aq afër me dritaren sa te merr frymën. Jemi të gjithë të burgosur në Tiranë.
 
Tirana vdiq si qytet e nuk bëhet kurrë më. E bashkë me të dhe një pjesë e jona, sidomos e atyre që kanë jetuar në Tiranë tjetër. Por përveç vdekjes është dhe kjo puna e burgut që na mbajnë. Të burgosur përtej vdekjes. Nuk di më keq se kaq.
Zjarr Tv Ad