Nga Enver Bytyçi: Hitleri i shekullit XXI e ka emrin Vladimir Putin!

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot Rusia filloi ofensivën ushtarake kundër Ukrainës. Tanke, avionë, autoblinda me dhjetëra mijë ushtarë dhe oficerë garantuan qytete e fshatra të shumtë të Ukrainës, duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së të sovranitetit të shteteve.

Vladimir Putin dëshmoi se nuk ka asgjë ndryshe nga Adolf Hitler. Ai duket se është ndjekësi më besnik i udhëheqësit të nacional-socialistëve gjermanë të viteve 30 të shekullit të kaluar. Ngjashmëritë dhe madje identitetet janë të njëjta.. Nuk është nxituar aq shumë deri tani. Por tash po vepron me kryeneçësi dhe kokëfortësinë e Hitlerit.

Adolf Hitleri erdhi në pushtet duke shfrytëzuar padrejtësitë e Konferencës së Parisit ndaj Gjermanisë si fuqi humbëse e Luftës së Parë Botërore, më saktë ndaj Francës, e cila kishte insistuar në cenimin e integritetit territorial të Gjermanisë. Vladimir Putin erdhi në pushtet me krit*ikat e ashpra ndaj Perëndimit, të cilin e bën përgjegjës për shpërbërjen e ish Bashkimi Sovjetik. Shpërbërjen e BS Putin e konsideroi që në ditën e parë si president “tragjedinë më të madhe” për vendin e tij. Dhe prej këtu nisi e gjitha çfarë ka ndodhur më vonë Gjeorgjinë dhe çfarë po ndodh sot me Ukrainën në dy faza

Hitleri erdhi në pushtet me premtimin e “bashkimit të botës gjermane” dhe rivendosjes së drejtësisë. Putin vijoi në shekullin XXI me të njëjtin premtim për “bashkimin e botës ruse, përfshirë dhe ato popuj e kombe që flasin sllavisht ose i përkasin besimit ortodoks. Ai elaboroi teza të frikshme para se të hidhej në veprim për shkëputjen e rajoneve të Gjeorgjisë, përkatësisht Abkazinë dhe Osetinë e Jugut (2008), ose të Krimesë në vitin 2014. Derisa erdhi te agresioni për aneksimin e Ukrainës.

Ky vullnet i lirë i ukrainasve dhe përfaqësuesve politikë të tyre nuk i pëlqeu presidentit të Rusisë. Ai e donte Ukrainën zonë të vetën të ndikimit dhe imponimit. Ashtu siç ka sot Bjellorusinë dhe shumicën e republikave të Kaukazit. Në të kundërtën do të përdorte forcën, siç nisi ta dëshmojë që prej të hënës së shkuar, veçmas ditën e sotme. Edhe Hitleri me të tilla formula e filloi luftën. Fillimisht mori në mbrojtje sudetët” dhe pushtoi Çekinë.

Putin, njësoj si Hitleri, ka si tipar të tijin kërcënimin. Ndërsa Evropa e kohës së Hitlerit iu nënshtrua kërcënimeve të kancelarit gjerman, Evropa e sotme është e trembur dhe e përçarë. Polonia, Hungaria, presidenti çek dhe ai kroat, kryeministri slloven, politikanë në Sllovaki e Bullgari, shumica e politikanëve dhe e opinionit publik në Serbi, madje dhe fraksione parlamentare në Francë, në Austri, Itali e gjetkë bëjnë Kollonën e Pestë në Bashkimin Evropian dhe i japin fuqi Moskës. Këto segmente evropiane ende nuk po shohin se armët që vringëllojnë në Ukrainë do të stacionohen në vendet baltike e Detin e Veriut, në brigjet perëndimore të Detit të Zi dhe madje në brigjet lindore të Adriatikut. Atëherë bashkëpunëtorët e sotëm të Putinit do të ndjejnë dridhma përpara tij! Ish-ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, e cila e ftoi para disa vitesh Putin në dasmën e saj, nuk do t’i përulet më Carit rus për ta ftuar në vallëzim, por do të zvarritet para tij!

Zjarr Tv Ad