Nga Ermal Mulosmani/Darka që sistemoi plehrat e Shqipërisë

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ermal Mulosmani

Darka që sistemoi plehrat e Shqipërisë

Personazhet: Kryeministri, Uriah Hipi dhe Tigri.

Vendi dhe situata: Një restorant luksoz në periferi të Tiranës, një orë e vonë pas darke në fillim Dhjetorin e 2016-ës. Në sfond një oxhak që kërcet herëpashere dhe në tavolinë gotat e verës së kuqe, pothuaj të zbrazura. Një miks djathrash dergjej i paprekur, dëshmi e një darke të tepruar. Personazhet duken të lodhur dhe janë gati të lënë tavolinën. Përveç Kryeministrit që e ka marrë shtruar. Asnjërit nuk ia mban të thotë fjalën magjike “Të çohemi”. Kamarierët po ashtu rrinë në këmbë në pritje për të ngritur tavolinën dhe numëruar bakshishet rrugës për shtëpi. Ora po shkon 01.00. Një prushitje e kuqe që vjen nga zjarri e bën ëndërrimtar Tigrin, gati filloi të kotej por e trandi zëri i kumbueshëm i Kryeministrit:Kryeministri: “Ore me këto plehrat ça do bëjmë se na mbytën. Dini ju ndonjë njeri që e kryen këtë punë mirë? Njef ndonjë ti Arben se ti njef bythën e dreqit…”Ndërhyn Uriahu: “Unë them Shef të bëjmë një tender ndërkombëtar ku të ftojmë firmat më të njohura ndërkombëtare dhe të vëmë kritere rigoroze të forta…”Kryeministri e sheh vëngër dhe kruan kokën i bezdisur. “Nuk të pyeta ty, të ishte për ty do e kishe zgjidhur. Kjo punë do vizion jo proçedura. Arbeni i kryen tak-fap këto punë. Koha është flori në kapitalizëm. Apo jo?”

Tigri shkrihet fare nga kënaqësia. Sikur të mos kishte dëgjuar fare Uriahun, vazhdon:

“Unë kam njohur një djalë të shkathët kur vidhja impulse e Telekomit, e kisha shofer. Shkonte herë pas here në Itali dhe kishte lidhje me kolegët e Kalabrisë. Më thoshte që të parët e mi kanë emigruar në kohë të Skënderbeut atje dhe ky jetonte me nostalgjinë …”

“Ore lëri dokrrat e të parëve por shih t’i sistemojmë plehrat se na mbytën. E kryen këtë punë ky apo jo” e ndërpreu Kryeministri..“Padyshim shef, me pak bashkëpunim ndërkombëtar do e rregullojmë këtë punë shumë shpejt”.“Ore, koqe, thirre tani atë shokun a ça leshin e ke. Thuaj të vijë këtu ta flasim këtë punë”

Tigri sheh orën, kishte shkuar 01.30. Gjen numrin e ish-shoferit dallaverexhi dhe i bie. Pas nja 5 zileve dëgjohet përgjumësh zëri matanë:

“Ç’a ka ndodhë Ben?”

“O Klodo, jemi këtu me Shefin, te loakli në Surrel. Po flasim për ty. A ke kohë të vish nja 10 min këtu”.Klodi ngrihet direct nga krevati, siç ishte, me brekë. “Patjetër Beno, u nisa”

Uriahu ndjehet në siklet të madh. Përveçse e ndjente që shkelja e ligjeve do i rëndonte atij, iu duk vetja edhe më i parëndësishëm se Tigri. I humbën fjalët fare, e këputi një debulesë. Mori gotën e verës dhe piu një gëllënjkë. Sa për të marrë forcat.Nuk kaluan 15 min dhe në lokal hyri Klodi. Me një fytyrë prej dallaverexhiu të thekur, mjekër prej katundari Bubqi e veshjen prej bojaxhiu komunaleje, Kryeministri mendoi se është roja i lokalit që do shkonte në banjo. Por jo. Personazhi afrohet me drojtje deri sa ndalon përpara tavolinës së tyre:

“Hajde Klodo hajde ulu. Shefi ka një ide fantastike biznesi për ty. Na duhet të pastrojmë Shqipërinë nga plehrat. Unë i thashë që Klodi ka lidhjet e duhura”.

Kryeministri pak i dyzuar: “ E kryjmë dot thu? Se na mbytën këto plehrat, po bëhemi njësh me to. Pare kemi por nuk dimë si ta bëjmë”Personazhi ishte ulur përballë të treve. Sa herë që Kryeministri fliste dhe përqendrohej diku tjetër, Klodi shihte Tigrin të bënte me shenja si majmun. Nga ana tjetër Urahu i shqetësuar luante me gotën e verës si një besimtar me tespiet.  Klodi u hutua pak.

“Unë kam disa miq të mirë atje në Catanzaro, punojnë shumë dhe janë korrektë me të gjithë. Njerëz me norma, parime disiplinë. Po dhanë fjalën ata ka marrë fund. Besoj është e kryme puna”…Beni lumturohet, Uriahu shkatërrohet. “Me firmën time do më shkatërrojnë” mendon i shkreti. As nuk do më thotë njeri faleminderit. “Si nuk e mbylla këtë punë me Çimin përpara këtij vampirit që nuk ngopet kurrë”…Kryeminsitri; “Shumë mirë atëherë. Po sa para të duhen për plehrat e Tiranës si fillim”Klodi këtu zihet në befasi. I kishte pyetur një herë miqtë e tij se sa merrnin për Palermon dhe ia kishte pak idenë. Pa nga Tigri. Ai i ngrinte vetullat lart medemek rrite shifrën sa të mundesh. Kur pa që po rrezikonte që kolegu nuk po kupton, lëvizi dorën nga poshtë lart. Ishte kthyer në një karikaturë.

Pasi mendoi një shifër me rezerva të konsiderueshme tha “Unë them që e kryejmë këtë punë për 30 milionë”.Kryeministri: “Kaq pak thu”?

Tigri u bë meit. Rrudhi buzët për t’i treguar shoferit të dikurshëm  që bëri një budallallëk me brirë. Ky e mori veten dhe shtoi.“Ah, më fal, mendova se bëhej fjalë për Elbasanin. Ora pak e vonë dhe u hutova. Tirana është tjetër gjë, nuk bëhet pa 60 milionë”.

Tigri i çakërdisur bën me këmbë e me duar përsëri. Uriahu nuk po i besonte veshëve. Çmimet rriteshin si në pazarin turk të mallrave fallco, me një të kërcitur dyfish! Mirëpo Tigri as e kishte mendjen fare te Uriahu. E sheh që duhet ndërhyrë vetë:Tigri: “Shef unë kam eksperiencat e mia dhe e njoh problemin. Çmimet e  inceneratorëve janë rritur shumë qysh më 2004 kur e mban mend Klodi. Ka ndodhur revolucion teknologjik i madh qysh atëherë. Nuk bëhet kjo punë pa 80 milionë. Që mos turpërohemi para kolegëve të Catanzaros. Shto këtu edhe TVSH-në shkon 100. Plus ndonjë rezervë e vogël shpenzimesh të paparashikuara, le të themi 108 milionë”.

Kryeministri: “Thu e mbyllim me kaq? Ia del thu me 108”?

Uriahut po i binte të fikët. Goja i ishte tharë, fytyra zbehur fare. Nuk do ta harronte kurrë këtë natë dhe këtë shofer të tmerrshëm.Tigrit i erdhi edhe një herë mundësia e fundit, duhej ta shfrytëzonte:“Shiko shef, që të bëhet puna mirë duhet të mos jemi kurnacë dhe pastaj dështojmë. Ata që tregohen të shtrenjtë me krunde e të lirë në miell gjithmonë dështojnë. Unë mendoj se po të kemi edhe një rezervë të vogël 20 milionshe kjo punë kryhet pa siklete”…Kryeministri: “U bë. Urah, nesër mblidh të gjithë ministrat dhe bëj tenderin. Çohu herët në mëngjes dhe në orën 2 e du tenderin të mbaruar. Në orën 3 bëj kontratën përfundimtare për 128 milionë. Për procedura I dini vetë ju, unë nuk merrem. Hajde, forca tani”

Sapo tha këto fjalë Kryeministri u çua dhe doli. Në tavolinë mbeti veç Uriahu, Tigri dhe Klodi. Tigri ia priti:“Po çohemi edhe ne. Nga ora 1 po të sjell dokumentat e tenderit, duhet t’i firmosësh ti i pari”.

Uriahu mbeti vetëm me kamarierët…

Zjarr Tv Ad