Nga Ermal Mulosmani/Teri diskuton hallet me Ndraxhin, Rrahjen dhe Cyrben

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ermal Mulosmani

Takimi ndodh te Pista e Terit, në det, ku sigurohen që nuk ka përgjues. Kandidatët janë mjaft të shqetësuar për pozitat e tyre. Sondazhet e nxjerrin Durrësin inferior ndaj Opozitës. Parashikimet janë për një ndarje 8 me 6 në favor të saj.

I pari flet Teri.

“Miq, ju kam ftuar pasi më duket se i gjati na e ka futur. Duke e vënë veten në vend të fundit, me numër 8, të gjithë votuesit socialistë do e qarkojnë emrin e tij krahas Partisë Socialiste. Në gjithë Qarkun nuk parashikoj më shumë se 60-65 mijë vota, kaq thonë edhe sondazhet. Nëse votuesit i japing 40-50 mijë vota Ramës u dogjëm të tërë ne….”

Rrahja:  “Nëse Rama i merr 40 mijë vota edhe unë i marr 30 mijë”

Cyrbja: “ Unë 20 mijë i kam të sigurta, ju flisni për vete…”

Ndraxhi: “Cunat e mi më kanë dhënë garanci për 10 mijë të miat. Edhe ti Ter e këput një dhjetëshe po hë…”

Teri vuri duart në kokë. Ai e kishte të qartë shumë mirë situatën, ia kishte shpjegu djali i një shokut të vet që ishte në fillore. Nëse Rama merr 50 mijë vota nga vota e hapur gjithë të tjerët janë të mbaruar, mbesin vetëm 10-15 mijë vota për të gjithë.

Përpiqet tua shpjegojë:

“Kolegë, nëse Rama merr 50 mijë vota lista është e mbyllur te numri 5. Pra fiton Rama dhe 5 të parët. Mbesim jashtë unë, Rrahmani dhe rrezikon shumë Ndraxhi…”

Cyrbja merr frymë i lehtësuar! Ky ishte sihariq për të, ishte i treti në listë. I bie telefoni, ishte Gilmano. U thotë miqve “Më falni një minutë” dhe del jashtë. Bën sikur biseda është shumë e rëndësishme dhe krisën ikën fare. Ai ishte I qetë.

Rrahmani kupton që për 15-20 mijë vota në diskutim do luftojë ai me Terin dhe Ndraxhin. Bëhet meit në fytyrë. Pastaj mendon se e gjeti një zgjidhje:

“Po ne po i themi shefit të madh që tu thotë votuesve të na votojnë ne jo atë. Ai e ka të sigurtë mandatin në Vlorë se është kandidati kryesor atje. Vlonjatët e duan të gjithë”…

Lefteri: “ Po po në atë krah fli ti. E dëgjove kur tha që unë do bëhem deputet i atij qyteti ku do të marr më shumë vota? I futi në luftë militantët e Durrësit e të Vlorës kush ta votojë më shumë Ramën. Ne na i mbaroi votat. Ke për ta pa ti deputet Cyrben me 500 vota e jashtë parlamentit mua me 9 mijë vota. Kjo është e padrejtë”…

Ndraxhi: “ Unë për vete po çohem. Besoj se 6 deputetë i merr Durrësi me çdo kusht. Rama më ka respektu duke më vu nr 5. Gjithmonë më ka respektu. E di ai që unë flas pak e bëj punë shumë. Ju paskeni halle…”

Teri mbeti vetëm me Rrahjen. Të dy rrinin pa folur. Dikur Rrahja ia priti:

“Unë mendoj se votuesit e mi nuk më tradhëtojnë. Kur llogaris të burgosurit e Fushë Krujës, ata të burgut 126, bandat e Fushëkuqes, Niklës,  Bubqit dhe Prezës do t’i bëj aq vota….Ai kopili paska mendu me ma futë mu por unë do ia fus atij…”

Teri u tmerrua. Po mori 10 mijë vota Rrahja ku do i gjejë votat ai për vete?

I shkoi mendja te Ilir Meta dhe Partia e tij. Të paktën atje ia siguronte Partia 5 mijë vota dhe vendin e parë… Mirëpo ishte vonë….Iu kujtua që Nasipi është i katërti në Berat. Domethënë i sigurtë deputet. U bë xheloz, mallkoi atë ditën kur e mori në telefon me Ramën. Por ishte vonë….

E pa që ishte i vetmi i përdorur realisht nga Rama. Si atëherë me inceneratorët…

Ky shkrim u publikua ne faqen e Facebook “Thashetheme nga Kupola”

Zjarr Tv Ad