Nga Fushë-Kruja në Durrës, Tiranë e Kukës/ Hysni Gurra i numëron fiset Ramës

0
259
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Hysni Gurra ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke marrë shkas nga dhuna e ushtruar nga anëtarë të fisit Rrahja ndaj dy personave në Krujë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Gurra e cilëson Ramën si taleban që qeveris me fise, ndërsa i numëron atij fiset në disa qytete të Shqipërisë.

Ai pretendon se duke përdorur bandat fisnore, kreu i qeverisë u merr votat shqiptarëve duke i shtrënguar në darën e tyre.

“Rama është si taleban, qeveris me fise

Në Fushë-Krujë Rraja

Në Durrës Dakot e Sakot

Në Elbasan Çapjat e ç’janë ata

Në Tiranë ka 5-6 fise se është më e madhe

Në Kukës me Gjicët…

U merr votat shqiptarëve duke i shtrënguar në darën e këtyre bandave fisnore, tjerat i blen dhe pastaj sorollatet nëpër dynja e nëpër Shqipëri si cub. Blen Lul Bashën, blen McGonigalin, zihet me Albinin, puthet me Vuçiçin e jargose me çunin e Sorosit.

Ky është me pak fjalë njeriu që ka pushtuar Shqipërin, një taleban i mirëfilltë”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad