Nga gazetar në deputet e ministër/9 vite nga vdekja e demokratit Sokol Olldashi

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Data 20 nëntor shënon 9 vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej figurave më të spikatura të Partisë Demokratike, deputet për 4 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, Sokol Olldashi.

I lindur më 17 dhjetor 1972, Sokol Olldashi ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe ishte për të katërtën herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i zgjedhur si drejtues i listës së Partise Demokratike në qarkun e Fierit, para se të humbte jetën në aksidentin tragjik në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë. Olldashi hyri në politikë nga media, ku edhe spikati si gazetar i aftë dhe me një mbështetje të gjerë nga kolegët në medie por edhe nga demokratët. Sokol Olldashi gjatë qeverisjes Berisha ka mbajtur postin e Ministrit të Brendshëm, nga viti 2005 deri në vitin 2007, vit që do të kandidonte për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Më pas ai do të shërbente si Ministër i Transportit, pasi nuk arriti të fitonte për të qenë i pari i kryeqytetit. Në korrik të vitit 2013, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të partisë, ai kandidon për kryetar partie, përballë Lulzim Bashës, në zgjedhje të debatuara, pasi ish-kryeministri Berisha do të mbështeste Lulzim Bashen, e kjo do të konsiderohej si orientim vote.

Kjo do të pranohej më pas në mënyrë indirekte edhe nga vetë Berisha, pasi do të përjashtohej nga grupi I PD nga Lulzim Basha. Pavarësisht se nuk fitoi, Sokol Olldashi vijonte të përfaqësonte një tjetër linjë brenda PD, që gëzonte mbështetje të madhe ndër demokratë. Sokol Olldashi humbi jetën në Krrabë në një aksident tragjik, pasi makina me të cilën udhëtonte për shkak të reshjeve të shiut, e kthesës së forte doli nga rruga duke u përmbysur.

Zjarr Tv Ad