Nga gazi te gruri, Ahmetaj flet për sfidat e rajonit: 2023 nuk do të jetë vit i lehtë

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj ka marrë pjesë sot në një diskutim lidhur me sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor, pasiguritë e shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe zgjidhjet e mundshme. Ahmetaj ka bërë një pasqyrë të sigurisë ushqimore dhe asaj energjitike, teksa është shprehur se rajoni duhet të bashkëpunojë në një platformë të përbashkët. Ish-zv.kryeministri tha se situata aktuale me rritjen e çmimeve dhe vështirësitë e plotësimit të nevojave energjitike tregojnë se viti 2023 do të jetë një vit jo i lehtë.

 Pjesë nga fjala e Ahmetajt:

Osessa është mbyllur, ka shumë grurë për të transportuar. Shpresoj që marrëveshja e fundit të ketë sukses. Çmimet janë të larta, fertilizuesit…Çka na tregon se 2023 nuk do të jetë një vit i lehtë. Qeveritë duhet të përgatiten psikologjikisht, por edhe ne duhet të përgatisim qytetarët. Ata kanë të drejtë të dinë dhe të jenë të informuar. Duhet të bëhemi bashkë jo vetëm me memorandumet e mirëkuptimit, por duhet të ulemi bashkë në të njëjtën platformë.

Mund të jemi një burim të mirë furnizimi për veriun e Ballkanit Perëndimor, duke ulur varësinë nga gazi rus dhe duke konsoliduar gazin në Vlorë. Kemi folur për kapitalin e marketit, kemi bashkëbiseduar me Greqinë. Një hap tjetër i fortë, për termocentralin në Vlorë, që ka potencialin të bëhet ofrues gazi për Europën. Lidhja e tij me TAP, do të furnizojë Europën me gaz. Për sigurinë ushqimore është e rëndësishme të mbahet tregtia e ushqimit e hapur. Shpresoj që marrëveshja për grurin të funksionojë. Sepse me ushqimin, paniku është shumë herë më i madh se me ujin apo energjinë që përballohen.

Zjarr Tv Ad