* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron kundër korrupsionit, nuk e shet luftëtarin më të paepur anti-korrupsion në 30 vjet pluralizëm…
* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron në krah të njerëzve të ndershëm, nuk e shet njeriun e ndershëm, madje i vetëdijshëm që është njeri i ndershëm…
* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një shtet të moralshëm, të drejtë, rregullash, ligjesh e jo njerëzish, nuk shkel me vetëdije çdo rregull të shkruar e të pashkruar, moral e politik…
* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një Shqipëri siç e donin martirët antikomunistë, nuk pranon Ardian Dvoranin si “kampion të demokracisë” …
* Nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA….
* Nëse premton të jesh udhëheqësi “mirënjohës ndaj kontributit të gjithësecilit demokrat”, nuk shet me mosmirënjohje, në pazar të ndyrë, pas shpine, njeriun e ndershëm të cilit i detyrohesh gjithçka…
Nëse i ke bërë këto, ke vendosur të drejtosh një parti- bandë pazaresh, grabitësish, tregëtarësh të interesave kombëtare, pa të shkuar e pa moral!!!
Një të tillë ky vend ka 80 vjet që e ka dhe, e dyta është e tepërt…
Por edhe në u bëfshin 2, e dyta s’ka për të qenë kurrë Partia Demokratike!