Nga i nxehti ekstrem në stuhi: : Rrufeja vret atleten, gruaja vdes në makinë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Pas një jave me temperatura ekstreme, në Itali është rikthyer moti i keq dhe i stuhishëm, duke vrarë dy gra.

Viktima e parë është një atlete norvegjeze që u godit nga një vetëtimë ndërsa zhvillonte një garë malore në qytetin kufitar të Bolcanos, afër Austrisë.

Kushtet e vështira meteorologjike kishin detyruar organizatorët të ndërprisnin eventin, por grupi ku e ndjera bënte pjesë nuk ishte informuar për ndalesën.

Një tjetër viktimë u regjistrua në komunën e Fiumicinos, ku një 27-vjeçare humbi jetën si pasojë e një aksidenti me makinën e saj.

Erërat e furishme pak përpara orës 3 të mëngjesit në zonën e Fiumiçinos bënë që automjeti i saj i vogël “Smart” të shtyhet me forcë rreth 10 metra tutje, duke dalë nga rruga dhe duke rënë në një kanal drenazhimi.

Stuhia dëmtoi lehtë edhe disa shtëpi, një pikë karburanti dhe dhjetëra makina të parkuara në rrugën ku ndodhi tragjedia.

Trafiku ajror në aeroportin e Fiumiçinos u rikthye në orët e para të së dielës pasi u ndërpre përkohësisht për shkak të motit, ndërsa arterja kryesore rrugore e komunës është mbyllur.

Dëme u raportuan edhe në Romë, ku u shemb muri i një ndërtese dhe u përmbytën pjesërisht disa stacione të hekurudhës së nëndheshme të qytetit.

Meteorologët parashikojnë që vala e stuhive dhe shiut do të lëvizë me shpejtësi drejt veriperëndimit drejt Emilias, Venetos dhe Friulit, ndërsa jugu, dhe veçanërisht Siçilia do të përjetojnë mot me diell.

 

Zjarr Tv Ad