Nga Kastriot Dervishi/Terroristi i mirë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjafton të lexosh vetëm këtë debat për të kuptuar sa rëndë janë dy shokët e trashëgimisë komuniste. Përgjigja e znj.Lalaj ishte e duhura.

Sipas dyshes, Enveri, ushtari dhe vegla e jugosllavëve Popoviç, Mugosha, Stojniç ishte “i mirë” gjatë luftës, por u prish dhe u bë “i keq” pas saj. Enveri as më pak e as më shumë ishte një terrorist që i ka bërë Shqipërisë dëme politike, ekonomike, kulturore, njerëzore, etj, më shumë se çdo pushtues tjetër.

Kategorizimi në terrorist të mirë dhe të keq është qesharak. Janë të paktën 2 mijë shqiptarë të vrarë në vitet 1943-1944, qindra familje të shpërngulura nga fshatrat e qytetet e tyre, kushedi sa shtëpi të djegura, etj.

Qëndrimi ndaj E.Hoxhës duhet të jetë ai si ndaj çdo terroristi tjetër, i cili themeloi dhe zhvilloi përçarjen kombëtare, dasinë krahinore, varfërimin e shkatërrimin e popullit të tij. Por dy shokët e sipërm nuk është se e kanë bindjen rrjedhojë studimi, por simpatie të kultivuar familjare.

Njëri as ka lidhje fare sepse mesjetën komuniste nuk e ka studiuar. Është njohës vetëm i mesjetës origjinale. Këta lloje e përfundojnë historinë pa nisur ta shkruajnë akoma.

Zjarr Tv Ad