Nga Klodian Tomorri
Një skandal i denjë për shtetet e dështuara në Afrikë është regjistruar në Shqipëri. Edi Rama ka shpallur investitor strategjik bashkëshortin e ministres së tij, Olta Xhaçka. Megjithatë lajmi qarkulloi kaq pak në media, sa gazetari Klodian Tomorri sjell ironinë e mëposhtme
Sikur…
Sikur Sali Berisha të kishte shpallur Flamur Nokën investitor strategjik. Në TCH do të aktivizohej menjëherë gatishmëria bërthamore. Në orën 7 e çerek do dilte Ilir Paço ose Dhimoja me rubrikën; pas pak do të ndiqni boom boom.
Lajmin do ta lexonte Kol Bregu. Dhe bëhej aty sikur kishte rënë bomba atomike. Këto lajmet e Ukraine do dukeshin si kronika rozë. Pas lajmit të parë do kishte follow up. Do dilnin ekspertë të ndryshëm që do shpjegonin konfliktin e interesit, ligjin etj, etj. Partia Socialiste në opozite do dilte menjëherë në konferencë të posacme për shtyp. OJF-të e pavarura të Shqipërisë do të flisnin për kapjen e shtetit.
Të nesërmen të gjitha gazetat, përveç RD-së dhe 55-ës, do hapeshin me lajmin bombastik në faqen e parë. Emisionet investigative nuk do ndiqnin me robt që ashtusen nëpër lokale, por do fillonin kamerat e fshehta. Do gjendej ndonjë fshatar i zonës aty që do thoshte se pronari i tokës jam unë, por ma vodhën.
Të enjten në Parlament, deputetët e nderuar socialistë do kishin fjalime vetëm për këtë çështje. Disa prej tyre, kryesisht zonjat e nderuara deputete, do t’i nisnin fjalimet me ndonjë citim nga Oruelli apo Hygoi për të përshkruar qeverinë e Sali Berishës si më të korruptuarën në botë.
E kështu, kështu.
Një skandal i denjë për shtetet e dështuara në Afrikë është regjistruar në Shqipëri. Edi Rama ka shpallur investitor strategjik bashkëshortin e ministres së tij, Olta Xhaçka. Megjithatë lajmi qarkulloi kaq pak në media, sa gazetari Klodian Tomorri sjell ironinë e mëposhtme
Nga Klodian Tomorri
Sikur…
Sikur Sali Berisha të kishte shpallur Flamur Nokën investitor strategjik. Në TCH do të aktivizohej menjëherë gatishmëria bërthamore. Në orën 7 e çerek do dilte Ilir Paço ose Dhimoja me rubrikën; pas pak do të ndiqni boom boom. Lajmin do ta lexonte Kol Bregu. Dhe bëhej aty sikur kishte rënë bomba atomike. Këto lajmet e Ukraine do dukeshin si kronika rozë.
Pas lajmit të parë do kishte follow up. Do dilnin ekspertë të ndryshëm që do shpjegonin konfliktin e interesit, ligjin etj, etj. Partia Socialiste në opozite do dilte menjëherë në konferencë të posacme për shtyp. OJF-të e pavarura të Shqipërisë do të flisnin për kapjen e shtetit.
Të nesërmen të gjitha gazetat, përveç RD-së dhe 55-ës, do hapeshin me lajmin bombastik në faqen e parë. Emisionet investigative nuk do ndiqnin me robt që ashtusen nëpër lokale, por do fillonin kamerat e fshehta. Do gjendej ndonjë fshatar i zonës aty që do thoshte se pronari i tokës jam unë, por ma vodhën.
Të enjten në Parlament, deputetët e nderuar socialistë do kishin fjalime vetëm për këtë çështje. Disa prej tyre, kryesisht zonjat e nderuara deputete, do t’i nisnin fjalimet me ndonjë citim nga Oruelli apo Hygoi për të përshkruar qeverinë e Sali Berishës si më të korruptuarën në botë. E kështu, kështu.