Nga kostumet sportive tek peshqirët, qeveria “vesh” Doganat, Gardën dhe Renean

0
623
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Brendshme ka hapur procedurat për blerjen e uniformave për 3 institucione, për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Gardën  e Republikës dhe RENEA-n.

Fondi limit i vënë në dizpozicion për Doganat është 32 milionë lekë dhe synon pajisjen e inspektorëve me uniforma, veshmbathje .

Janë të paktën 805 veshje ku pjesën më të madhe e zënë veshjet operacionale dhe më pak ato të ceremonialit që konkretisht janë vetëm 2.

Për rastin e uniformave të Gardës së Republikës fondi limit I vënë në dispozicion është 10.1 milionë lekë. Në objekt të tenderit është sigurimi i kostumit të punës për oficer e nënoficer, (2 kapele, 1 xhaketë, 2 palë pantallona për efektivin oficer e nënoficer, 1 pale pantallona dhe 1 fund për efektiv oficere e nënoficerë).

Në total sasia për gjithë elementët e veshjes arrin në 5555 duke llogaritur në një të vetme edhe emblemat apo shenjat e emrit. Për repartin e RENEA synohet të blihen uniforma sportive me një fond që nuk duhet të kalojë 1 milionë lekë.

Në total janë parashikuar 240 kostume sportive të ndarë për dimër dhe verë si dhe blerje peshqirësh. Shuma totale për të tre lotet e procedurës së fundit të ministrisë është 44.4 milionë lekë.

Zjarr Tv Ad