Nga Mal Berisha: Jam malok, jam tropojan!

0
178
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Mal Berisha/

Genta Bunga! Unë jam malok! Tropojan! E kam edhe emnin të tillë! Eja më hiq…pensionin dhe m’i gris librat dhe punët që kam bërë! Po ta kishe ti në dorë edhe këtë do ta kishe bërë!

Por ne malokët as që duam të besojmë se jetojmë në mes monstrash të tilla si ju! Neve ju kemi në familje dhe ju duam. Sepse Shqipërinë nuk e shohim të ndarë si të tillë! Por si një komb, një familje, një besë, një flamur.

Po ta kishte thënë këtë një gjykatës në Amerikë për një njeri me ngjyrë, apo Zoti na ruajtë për ndonjë person të komunitetit…sot do ta kishte lënë detyrën!

Nuk e the për ata! E the për Elizabetën, tropojanen.

Për këtë prit lëvdata nga arkitektët e Vetingut. Sepse parimet e këtij të fundit, tani i ka marrë vesh edhe maloku më vetingash.

Zjarr Tv Ad