Nga martesa e ndërlikuar me Will Smith te shuplaka në ‘Oscars’, Jada Pinkett do i thotë të gjitha në një autobiografi

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Panoramaplus.al/ Jada Pinkett Smith po anashkalon shown e saj “Red Table Talk” dhe po rrëfehet me laps e letër.

Ajo do të publikojë një autobiografi pa filtra ku do rrëfejë gjithçka vjeshtën e ardhshme duke ndarë me detaje “martesën e ndërlikuar” të saj me Will Smith dhe tema të tjera, sipas ‘The Hollywood Reporter’.

“Jada Pinkett Smith do tregojë mësimet e nxjerra në rrjedhën e një udhëtimi të vështirë, por tërheqës – një udhëtim nga thellësitë e depresionit vetëvrasës deri në majat e rizbulimit personal dhe kremtimit të fuqisë autentike femërore,” shkruhet në një deklaratë nga botuesi, Dey Street.

Njoftimi shtoi se libri i Pinkett Smith do të tregojë “edukimin e saj jokonvencional në Baltimore”, miqësinë e saj me reperin e ndjerë Tupac Shakur dhe romancën e saj me yllin e “Fresh Prince of Bel-Air”. “Në krizë në moshën 40-vjeçare, Jada rrëfen zgjedhjet torturuese që u detyrua të bënte për të ripërcaktuar jetën e saj në çdo mënyrë,” tha botuesi.

Autobiografia e Pinkett Smith ka të ngjarë të trajtojnë betejën e saj me alopecinë dhe shakanë që shkaktoi shuplakën në Oscars 2022. Në qershor, aktorja e “Matrix Reloaded” tha në “Red Table Talk” se shpresonte që Smith dhe Chris Rock të pajtoheshin.

“Gjendja e botës sot, ne kemi nevojë për ata të dy,” tha ajo. “Dhe ne të gjithë në fakt kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Deri atëherë, Will dhe unë po vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë për 28 vitet e fundit, dhe kjo është të vazhdojmë të kuptojmë këtë gjë të quajtur jetë së bashku.”

Më shumë se një muaj më vonë, ylli i “King Richard” kërkoi falje përmes një video në të cilën ai e quajti shuplakën “të papranueshme”.

“Unë kontaktova me Chris dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë, por kur të jetë, ai do të kontaktojë,” tha Smith në videon e postuar në YouTube. “Unë do të të them, Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu kur të jesh gati për të folur.”

Zjarr Tv Ad