Nga mungesa e flamurit shqiptar deri te ‘oferta’ për vaksina turke, detajet që nuk u thanë nga takimi i Lindita Nikollës në Stamboll

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, ku nuk kanë munguar takimet me zyrtarë të lartë të shtetit turk, mes tyre Presidenti i vendit, Erdogan.

Një detaj aspak i këndshëm që është vënë re në takimin e Lindita Nikollës me Ergdogan ka qenë mosprezenca e flamurit shqiptar në sallën ku u realizua takimi.

Në fotot e publikuara nga parlamenti shqiptar, shihet Lindita Nikolla duke shtrënguar dorën me Erdogan dhe pas tyre janë të vendosur dy flamuj turq, ndërsa ‘mikeshën’ duket se Erdogan nuk e ka respektuar sic ndodh gjithmonë në vizitat zyrtare.

Një tjetër prapaskenë gjatë këtij takimi është zbuluar nga mediat turke. Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Mustafa Şentop ka deklaruar në takimin me Nikollën se ai ka marrë vetë dozën e tretë të vaksinës turkovac, të cilën kërkon që ta shpërndajë te vendet mike, një nga të cilat sigurisht është Shqipëria.

Mirëpo kjo vaksinë nuk është e certifikuar në Europë, dhe prezenca e këtyre vaksinave në vendin tonë do të sillte problemin e hasur me Sinovac dhe me Sputnik V, që ende nuk janë të njohura nga BE, gjë e cila sjell pengesa për qytetarët.

Zjarr Tv Ad