Nga nesër nis vaksinimi i farmacistëve në Tiranë

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme do të fillojë vaksinimi i farmacistëve në Tiranë.

Lajmi u bë me dije nga Urdhri i Farmacistëve përmes një postimi në Facebook. Në njoftim thuhet se të gjithë farmacistët, të cilët janë të interesuar për të bërë vaksinën, duhet të plotësojnë një formular me të dhënat përkatëse, pasi do të hartohen listat që do t’u dërgohen qendrave të vaksinimit.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qendrave të vaksinimit”, thuhet në njoftim..

 

Zjarr Tv Ad