Nga Nju Jorku për të parë kombëtaren në Gjermani, ky është ndoshta tifozi më i moshuar shqiptar, ja dëshira e tij

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Blendi Fevziu

Prenjo Imeraj eshte 89 vjec. Ka ardhur nga Nju Jorku per te pare kombetaren ne Gjermani. Ja si e pershkruan deshiren e tij i nipi, Arben Imeraj:

“Xhaxhai im është një mjek në pension. Për më shumë se 30 vjet, si shumë prej nesh, edhe ai emigroi, duke ndjekur djalin e tij që u transferua atje larg, në Nju Jork.

– A do të më çosh në Gjermani?- e pyeti djalin e tij, muaj më parë.

– Për çfarë?

– Do doja të shihja ndeshjet e kombëtares sonë të futbollit”.

– Je 89 vjeç, o ba!

– Pikërisht, nuk kam shumë kohë për të jetuar.

– Por ti nuk ke shkuar kurrë në stadium, nga të erdhi kjo dëshirë? – vazhdon i biri.

– Tani është ndryshe.

– Nuk e përballon dot lodhjen dhe stërmundimin. Udhëtimi i gjatë mund të të dobësojë.

– Përkundrazi, mund të më rigjenerojë. Dua të përjetoj atmosferën që krijojnë tifozët tanë, dua të festoj edhe unë, të shoh nga afër lojtarët tanë, dua të këndoj himnin e flamurit së bashku me mërgimtarët e tjerë, edhe unë. E dua Shqipërinë…

– Kam hallin tënd, baba.

– Është dëshira ime e fundit, bir, ëndrra ime.

Është e pamundur të qëndrosh indiferent ndaj një dëshire kaq të pafajshme e të sinqertë.

– Qoftë e bërë, ba! Do shkojmë në Gjermani!

… futbolli është sporti më i bukur, jep shumë emocione. Jep gëzim, alegri, entuziazëm, lumturi, lot gëzimi.

Por Shqipëria është edhe më e bukur se futbolli. Ajo dhuron veç dashuri.
Forca Shqipëria… forca xhaxhi!”

Zjarr Tv Ad