Nga Nora Malaj/ Ishte dikur dhe një Teater Kombëtarë , që sot në të gdhirë e pushkatuan!!!

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Post skriptum…
Ishte dikur dhe një Teater Kombëtarë , që sot në të gdhirë e pushkatuan!!!
(Në emër të oligarkve dënohesh me vdekje!
Bam ,bam ,bam )
Nuk kanë kaluar shumë kohë vetëm 23 ditë kur ime më ndërroj jetë dhe bota mu duk se humbi shkëlqimin dhe dhimbja kaploi shpirti tim dhe trishtimi mbuloi vështrimin tim!
Vdekja është ndarje me thikë nga të gjallët, për të shkuar te bota e përtejme e për t’u kujtuar mes të gjallëve , nëpermjet kujtimit dhe dialogut , duke ruajtur me fanatizëm çdo elemet që lidhet me të, për t’ua lënë trashëgimi nipërve e mbesave , që të njohin historinë dhe origjinën e të shkuarës së tyre.
Sot, pa zbardhut dita , një vdekje e paralajmëruar, në mënyrë tinzare e të turpëshme iu bë Teatrit Kombëtarë( jo Teatrit të qytetit të Tiranës) , duke i prerë kokën( shembur çatinë) pastaj trupin, duke e çnderuar përpara se ta vdisnin, dhe si të mos mjaftonte kjo, duke prerë dhe dhunuar ne , qytetarët, burrat e gratë, djemtë e vajzat, me partia e pa parti , po që e duan identitetin e tyre dhe nuk duan vdekjen e identitetit të tyre!
“Kultura dhe trashëgimia kulturore duhet të jenë shpirti i ri dhe identiteti i ri për një Europë të re”.
Për në çast nuk ju besoja syve … teksa lotët më rridhnin çurk dhe brenda vetes ndjeva të njejten dhimbje therrese, si atë ditë që humba nënën time, që s’ më linte të mbushesha me fryme dhe zemra më sëmbonte!
Ndjeva se më vodhën , në mënyrën më barbare identitetin tim kombëtare, tashmë jo teatrin , po tradhëgimin kulturore që ma kishte lënë katragjyshi im . Kisha plotë dy vjet që mundohesha , se bashku me qytetarët e tjerë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në rezistencën per mbrojtjen e tij.
Aktivitetin e fundit e bëra me rastin e 7-8 Marsit, ditën e mësueseve , në nderim të mësueseve pensioniste, atyre pasionanteve , te cilat me dashurinë e tyre , kishin Kombin te nxën ne breza dashurinë për Teatrin dhe për Kombin te nxënësit e tyre . Kjo ishte dita e fundit me Teatrin…
Sot nuk u vra Teatri, por u shkatërrua një Monument Kulture, i cili nuk mund të bëhet më !
Sot Teatri vdiq ! E bashkë me të dhe dinjiteti kombëtar!
Sot nuk mund të thërras dot shpirtin e Sandër Prosit, Naim Frashërit, Drita Pelingut, Besa Imamit, Violeta Manushit, Besim Levonjës, Kadri Roshit , Sulejman Pitarkes , Roland Trebicka e ardhës së atyre mjeshtrave të fjalës , që sot ju vramë shpirtrat e tyre , të cilët do ta kenë vështirë të prehen në paqe!
Sot është Zi Kombëtare!
Kombit i iku ashta e shpirtit dhe pjesa e kulturës shpirtërore e Kombëtare , që ish ngjizur në atë Teatër , që fadroma e Bashkisë e bëri pluhur e hi!
2000 vjet me pare, kur do de
dënonin Jezuin, ata qe ishin te interesuarit per denimin e tij (pushteti klerik lokal i hebrejve) i vajten Pons Pilatit e i kerkuan ta jape denimin shpejt , jo ne diten e festes se Pashkeve , e prandaj , ai e beri te tille qe te denohej te premten, qe te shtunen (sabat) ,te ishin te qete e ne pushim e te mos ndodhte nje gje e tille per dite feste e pushimi.
Prishja e monumentit te trashëgimisë së kulturës të Dielen eshte ne thelb veprim i pashpirt, tipik komunist , do thoshte dikush, ne kundershtim me thelbin e vlerave te njeriut qe diten e pushimit e ka te shenjte per qetesi shpirterore e reflektim.
Në këtë ditë Zije e Përshpirtje , Zoti të dënoftë , ty që i bëre këtë krim , historisë së vendit tënd!
Zoti past mëshirë për ty , kur të vij ora e shpagimit , se historia nuk do ta fal!!!
https://www.facebook.com/nora.malaj.79/posts/2634721816634200
Zjarr Tv Ad