Nga “nuk jemi në kushtet e një murtaje” tek “kjo mortje kërcënon të na grijë si mish qeni”, PD nxjerr deklaratat e Ramës, Salianji: Klouni kryeministër përdor Covid për karrigen e vet

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për pandeminë e COVID-19 duke nisur nga të parat kur sapo ishin zbuluar rastet e para dhe thoshte se ishte një grip stine deri tek të fundit. Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji shkruan në “Facebook” se Edi Rama mashtron dhe tallet me qytetarët dhe përdor Covid për karrigen e vet.

Salianji

“Dëgjoni Edi Ramën se si i mashtron dhe tallet me qytetarët që sot meritojnë qeverisje të pergjegjshme dhe serioze! Shikoni dhe dëgjoni se si çfarë thotë në një moment e ndryshon tëresisht momentin tjetër për ti shërbyer pushtetit të tij personal duke u sjellë si klloun!
Kloun që ndryshon skenar sa herë i duhet të mbajë fort karrigen. 🤡 që njëherë thotë që koronavirus është grip i zakonshëm dhe pak ditë më pas e quan mortja e shekullit.
Po kujt t’ia thuash këtë?! Klouni nuk degjon dhe nuk sheh ç’ thotë e bën. 👎
🤡Klouni e ka mendjen për shfaqje me shpresën se do t’u largojë mendjen shqiptarëve nga hallet dhe do vazhdojë të zhvasë për vete dhe një grup oligarkësh afër tij 👇”, shkruan Salianji

Zjarr Tv Ad