Nga ora 08:00-16:00 mund të tërhiqni pasaportat dhe kartat e identitetit

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fasha e orareve për tërheqjen e dokumenteve biometrike nga sot bëhet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 të pasdites. Lajmin e bëri të ditur  zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila bëri thirrje për respektim të rregullave dhe distancimit social.

“Fasha orare për tërheqjen e dokumenteve biometrike nga sot bëhet 08:00-16:00. Paraqituni në orar në zyrat e tërheqjes së kartave ID dhe pasaportave, pas njoftimit me sms dhe respektoni masat mbrojtëse #COVID19. Duke menaxhuar këtë fazë me kujdes, kalojmë te faza tjetër për aplikim e ri-aplikime për dokumente biometrike”, u shpreh Voda.

Zjarr Tv Ad