Nga planet e të ardhmes te linjat perfekte pas shtatzënisë, Marigona Krasniqi rrëfehet për jetën e re si nënë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Panoramaplus.al/ Robin dhe Marigona Krasniqi pak ditë më parë janë bërë për herë të parë prindër të një djali. Robin ndau disa foto me të birin dhe Marigonën duke shkruar se i është realizuar ëndrra më e bukur në jetë.

“Falenderimi i takon Zotit! Sot unë u bëra Babë! Zoti ma mundësoj që të kem nga sot një Djalë.. Ma mundësoj që ëndrren më të bukur në jetë, ta realizoj dhe ta përjetoj, e sot e mbaj në duart e mija për herë të parë dhe nuk ju besoj syve të mi…Ndjenja më e bukur në jetë, e që më bënë të dal nga vetja, ishte takimi i parë me ty, kur ti pash sytë e tu për herë të parë zemra ime, unë tani jamë i përmbushur”-shkroi ai.

Robin ka zbuluar gjithashtu për ndjekësit dhe emrin e veçantë që i ka vendosur vogëlushit. Boksieri ndau në Instagram foton e ëmbël ku shihet duke mbajtur në krahë djalin e tij të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë Meyson.

Por, si po shkon kjo periudhë e re për ta? Modelja u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të ndjekësve të naj në një intervistë virtuale në Instagram.

E pyetur nëse është kompletuar me ardhjen në jetë të djalit, modelja ka thënë se “besoj se në jetë kemi shumë gjëra që duam dhe jo çdo herë jemi të kënaqur, por disa gjëra të bukura nuk përshkruhen me fjalë dhe këtë ndjesi nuk mund ta përshkruaj. Uroj ta përjetojë çdo grua.”

Ajo ka treguar se periudhën e pas lindjes po e shijon shumë, ndryshe nga shumë gra të tjera që zakonisht e kanë të vështirë këtë periudhë.

Marigona ka rrëmbyer vëmendje me pozat para pasqyrës dhe janë linjat perfekte që ajo ka ruajtur edhe pas shtatzënisë. Cili është sekreti?

“Nuk kam patur asnjë herë regjim ushqimi. Ka të bëjë me metabolizmin. Edhe e rëndësishme është mos të hani për dy persona gjatë shtatzënisë.”

Pyetjes nëse ka patur lindje të vështirë ajo i është përgjigjur me: “Të gjitha lindjet nuk janë të njëjta mendoj. Edhe unë nuk e kisha të lehtë por duhet ta kryeja dhe të ndjeja lumturinë pa fund.”

Përsa i përket planeve të së ardhmes ajo zbuloi se do vazhdojnë të jetojnë mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Rikthimi në punë? Shumë shpejt…

Zjarr Tv Ad