Nga Rama, Kurti tek zyrtarët e lartë të SHBA dhe BE/ Abazoviç falenderon liderët dhe publikon foton: Premtoj se do punojmë për qytetarët

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka falënderuar të gjithë liderët, të cilët e kanë uruar për detyrën e re dhe të rëndësishme për drejtimin e vendit.

Abazoviç publikoi në Facebook një kolazh me fotografitë e liderëve botërorë e rajonalë të cilët e uruan. Mes tyre janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, por edhe ai i Kosovës, Albin Kurti.

“Në 10 ditët e fundit kam marrë një numër të madh urimesh nga e gjithë bota, nga shumë presidentë shtetesh, kryetarë parlamentesh, kryeministra, deputetë, diplomatë, komuniteti shkencor, akademik dhe i biznesit, sektori i OJQ-ve dhe mediave. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja!

Premtojmë se do të punojmë në interes të qytetarëve, për Malin e Zi evropian dhe ekologjik, i cili do të zhvillojë marrëdhënie miqësore me të gjithë shtetet fqinjë!”, shkruan Abazovic.

Zjarr Tv Ad