Nga reforma në drejtësi, tek korrupsioni dhe klima e të bërit biznes në Shqipëri, çfarë diskutuan Yuri Kim dhe Kryemadhi

0
18

Zbardhet takimi mes ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi. Përmes një mesazhi, ambasada amerikane ka treguar detaje nga takimi mes dy zyrtareve, ku në fokus ishin disa çështje. Ambasadorja Kim u përqendrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt.
Yuri Kim dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët.