Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar katër çështje të rendit të ditës të kësaj të enjteje, mes të cilave ndryshimi i Buxhetit të vitit 2022, ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, roli i Kuvendit në integrimin evropian dhe anëtarët e Komisioneve të përhershme në Kuvend.
Të gjtha çështjet kërkonin votim të thjeshtë dhe me elektronikë, shkruan newsbomb.al. Ato u miratuan nga deputetët socialistë kryesisht, por nuk munguan dhe votat e tjera përtej tyre, të cilat kryetarja Lindita Nikolla i njoftoi si më poshtë:
Buxheti i vitit 2022 i ndryshuar – 71 Pro, Kundër 38, Abstenim 0 – Miratohet
Ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore – 107 Pro, Abstenim 0, Kundër 0, Nuk kanë votuar 33 deputetë – Miratohet
Roli i Kuvendit në integrimin evropian – 98 Pro, Abstenim 1, Kundër 2 – Miratohet
Caktimi i anëtarësisë së Komisioneve të Kuvendit – 100 Pro, Abstenim 0, Kundër 1 – Miratohet