Ka përfunduar mbledhja e qeverisë në fundin e të cilës ministrtat nisën leximin e vendimeve që janë marrë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se është kaluar një projektligj, që synon autonominë e spitaleve, që pritet të niset fillimisht nga Memoriali i Fierit
Manastirliu:
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për kujdesin spitalor, ku synohet të kalohet në një nivel të ri të shërbimit spitalor, ishte koha që ky projektligj të vinte, do të kalojë për diskutim në Komisionet Parlamentare, do të sjellë autonominë spitalore.
Nëpërmjet kartës së performancës, e cila plotësohet në bazë të kritereve që do të miratohen nga qeveria. Karta e autonomisë spitalore do të ketë disa nivele të shkallëzuara, nga autonomia menaxheriale te ajo financiare. Synohet rritja e kapaciteteve të shërbimit, duke angazhuar të gjitha strukturat.
Kjo do të nisë nga spitali memorial në Fier, dhe do të synohet shtrirja në të gjitha spitalet që do të plotësojnë kriteret. Vendimi tjetër që kemi miratuar sot, është projekti i rehabilitimit të spitalit infektiv, që të përfundojë brenda këtij viti, në një qendër reference të sëmundjeve infektive, dhe të gjitha ndërhyrjet e tjera përmes fondeve nga BERZ