Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur në Durrës, ku 40-vjeçari Halil Koka mbeti viktimë, pas një debati me 35-vjeçarin Ilir Koçilja.
Një nga dëshmitaret tha se autori po e ndiqte me vrap 40-vjeçarin, ndërkohë që viktima pasi ke bërë disa hapa është rrëzuar dhe më pas ka ndërruar jetë pranë koshave.
“Erdhën që këtë nga tatimet me vrap. Ai po e ndiqte me vrap, por unë nuk e pashë. Ai erdhi, u rrëzua dhe ngeli aty te koshat”, tha një dëshmitar për News24, i cili theksoi se “ambulanca dhe policia erdhën në kohë”.
Vrasja ndodhi mesditën e sotme në afërsi të shkollës 9 vjecar “Jusuf Puka”, ku Ilir Koçilja qëlloi me thikë Halil Kokën, i cili nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marrë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Sherri nisi për vend parkimin por ata kane paturp edhe konflikte te mëparshme me njeri -tjetrin per shkak te nje borxhi të pashlyer.
Kujtojmë që autori dhe viktima kanë qenë komshinje me njëri- tjetrin.