Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për ndryshimin e rregullave për masat anti-Covid-19.
Sipas njoftimit të MSH, sot hyn në fuqi rregulli i ri, ku në ambiente të jashtme do lejohen grumbullimet deri në 50 persona, nga 10 që ishte deri më tani, duke respektuar rregullat e distancës.
“Plani i lehtësimit të masave #antiCOVID, duhet të shoqërohet me respektim të rregullave, për kufizimin e përhapjes së #COVID19. Sot hyn në fuqi #rregulli i ri”, thuhet në njoftimin e MSH.
Duke marrë shkas nga situata pandemike e qetë, ulja e rasteve të reja me Covid, por edhe numri i mininal i fataliteteve, ministria ka vendosur që të lehtësojë më tej masat anti-Covid.
Kujtojmë se dy javë më parë u prezantua plani i masave,i cili lejoi heqjen e maskave në ambientet e jashtme dhe në datën 1 qershor u shty ora policore nga 22:00 -06:00 në 23:00-06:00.