Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nis sot mandati dy vjeçar i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është shprehur se kjo është një përgjegjësi por edhe një mundësi e madhe për vendin tonë për të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare.