Nga Tirana në Budapest / Zëri konservator i Shqipërisë ngrihet në CPAC 2025! Jonathan Pano sfidon të majtën ndërkombëtare!

0
0

Jonathan Pano merr pjesë në konferencën më të rëndësishme të konservatorizmit ndërkombëtar, CPAC Hungary 2025, mes figurave kryesore të së djathtës globale si Viktor Orbán, Ben Shapiro, Santiago Abascal e të tjerë.

“Me gjithë angazhimet në Shqipëri, ishte e domosdoshme të jem këtu. Sepse ajo që po diskutohet në CPAC Hungaria nuk është vetëm për Hungarinë, por për të gjithë ne që besojmë se kombi, familja dhe besimi janë shtylla, jo mbetje të së shkuarës.” – Jonathan Pano

Në fokus të diskutimeve janë:

 Lufta ndaj ideologjive të imponuara

Mbrojtja e kufijve dhe sovranitetit kombëtar

 Rilindja e familjes tradicionale dhe burrnisë

 Rreziku i shpopullimit në Evropë

Një vizion për një Europë konservatore me rrënjë të forta

Pano thekson nevojën që këto debate të vijnë edhe në Shqipëri, duke shtuar:

“Nuk mund të ndryshojmë realitetin, nëse nuk marrim pjesë aty ku po vendosen vijat e frontit.”

Me pjesëmarrjen në këtë forum, kandidati i PD për Qarkun Tiranë tregon përkushtimin e tij ndaj vlerave konservatore dhe bashkëngjit Shqipërinë në tryezën e madhe të politikës ideologjike globale.

Në postimin e plotë Jonathan Pano shkruan:

CPAC Hungary 2025

Me gjithë angazhimet që kam në Shqipëri – në politikë, në kauza dhe në shërbim – ishte e domosdoshme të jem këtu. Sepse ajo që po diskutohet në CPAC Hungaria nuk është thjesht për Hungarinë, por për të gjithë ne që besojmë në vlerat konservatore: se kombi, familja dhe besimi janë shtylla, jo mbetje të së shkuarës.

Në këtë konferencë po flasin zëra të fortë të konservatorizmit global: Viktor Orbán, Santiago Abascal, Ben Shapiro, Eduard Habsburg, Alina Bricman, Miklós Szánthó e shumë të tjerë – figura që nuk kanë frikë të thonë të vërtetën në një botë që po relativizon gjithçka.

Në qendër të diskutimeve janë shpopullimi, lufta ndaj ideologjive të imponuara, mbrojtja e kufijve dhe sovranitetit kombëtar, rilindja e burrnisë dhe e rolit të natyrshëm të familjes, dhe mbi të gjitha, një Europë konservatore që nuk i lë rrënjët pas.

Këto janë debatet që duhen sjellë edhe në Shqipëri. Sepse nuk mund të ndryshojmë realitetin, nëse nuk marrim pjesë aty ku po vendosen vijat e frontit.

Zjarr Tv Ad