Nga Topi në Klan, deri tek raporti final me Sabianin! Iliri shuan polemikat online

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishte i ftuar Ilir Shaqiri. Biseda më të u ndal në disa drejtime, familje,pjesëmarrja e tij në formate të ndryshme televizive dhe miqësitë të cilat ka krijuar aty. Duket se në çdo zgjedhje të tij, Iliri do tërheqë vëmendjen e publikut dhe medias online.

Aludime që pse pranoi të ishte pjesë e “Dance with me” dhe pse refuzoi “Dance with the stars”, apo nëse është ose jo kryetar i jurisë në spektaklin ku ai tashmë është.

“U fol për shumë gjëra, aludime nga më të ndryshmet… sikur nuk doja, sikur nuk më donin. Fakti është ajo që shkruajta. Unë preferoj që t’i them gjërat vetë, mos t’i interpretojnë të tjerët, kam mundësi ta bëj këtë gjë dhe e kam bërë gjithmonë shumë shqeto siç the dhe ti… po abuzohej me lajmin sepse nuk është drejtë që të ketë trasnformime mendimi sepse unë nuk kisha dhënë asnjë lloj mendimi. Kështu që unë ndjeva ta sqaroja këtë gjë, është thjesht një moment kur njerëzit nuk flasin, nuk ka komunikimin dhe mos komunikimi të çon në atë që është mos përfundimi i gjërave”.

Iirin e kemi parë në “Dance with the stars” kryetar jurie, po në Dance with me është po kryetar apo këtë vend ia ka marrë Klaudia Pepa?

Iliri i jep përgjigje pyetjes që ka mundur mediat onlinë këto ditë: “Unë e kam në kontratë që jam kryetar jurie ndryshe nuk do ta pranoja. E kam bërë 7 vjet atë rol, nuk mund të zbresësh në gradë, siç e drejta e çdo kujt. Ishte një gabim grafik e teknik”.

Po raportet me ish konkurrentët e Big Brother si i ka Ilir Shaqiri e në veçanti me Sabianin? Këtë pyetje i drejton Ermali teksa po tregonte se kishte luajtur puddle me Arbrin.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”

Zjarr Tv Ad