Nga tradhtia, fëmija i dytë deri tek bashkëprindërimi me Mozzik, Loredana Zefi rrëfehet si rrallëherë

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

/Panoramaplus/ “Të dua” e Mozzik e lançuar disa orë më parë, duket se ka nxitur dukshëm reagimin e Loredana Zefit.

Reperi emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu, i dedikoi një tjetër këngë vajzës së tij, Hanës. Mozzik kishte shkrirë në vargje të gjithë ndjesitë e një babi, i cili nuk e sheh dot të bijën të rritet pasi e ka larg.

Në këtë histori nuk kishte si të mungonte edhe Loredana, ku reperi nuk nguroi të hidhte “akuza” ndaj saj.

Pas kësaj Zefi si rrallëherë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk munguan pyetjet rreth Mozzik dhe vajzës së përbashkët, Hanës.

E pyetur se si i shkon bashkëprindërimi me ish-partnerin përsa i përket Hanës, reperja u shpreh se nuk është një pengesë në marrëdhënien babë e bijë.

“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Mund ta pyesësh”

Nga mënyra si është shprehur Mozzik në këngët e tij në lidhje me ndarjen nga Loredana, gjithmonë është aluduar në rrjet së arsyeja ka qenë tradhtia.

“A e ke tradhtuar ishin?”- “Jo,”- u përgjigj e bindur reperja.

Edhe herë të tjera Zefi e ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë dhe e pyetur se çfarë i mungon Hanës, artistja u shpreh: “Një vëlla.”

Çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.

Zjarr Tv Ad