Nga vjedhja e shtëpive të VIP-ve në Athinë tek grabitja e 110 mln lekëve të postës, kush është anëtari i bandës që u arrestua sot

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Andi Paturri, një prej personave të arrestuar për grabitjen e 110 milion lekëve në postën e Krujës, nuk është i një emër i panjohur për drejtësinë.

Në vitin 2017, mediat greke publikuan emrat dhe fotot e 4 shqiptarëve që kryenin vjedhje nën kërcënimin e armëve në banesat luksoze në Athinë, ku mes tyre ishte dhe Paturri, i cili u shpall në kërkim. Banda e shqiptarëve ka kryer vjedhje të shumta në apartamente luksoze duke përdorur shpesh edhe kërcënimin e armëve.

Viktimë e grabitjeve të shqiptarëve kanë rënë edhe shtëpitë e personazheve të njohur në Greqi si Nikos Vertis, apo e ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou si dhe menaxheri i artistëve Tony Mavridis. Banda e 4 shqiptarëve ka kryer grabitje të shumta, vlera e të cilave tejkalon 1 milion euro. Prokuroria e Athinës ka të dokumentuar 9 vjedhje të kryera nën kërcënimin e armës, mes të cilave 18 makina si dhe 3 herë tentativë vrasje kundër policisë.

Zjarr Tv Ad