Nga Ylli Dylgjeri /Copëza mendimesh për patronazhistët!

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

N’daç merreni me të qeshur, n’daç merreni seriozisht, unë po shkruaj disa copëza mendimesh analize nga kjo historia me databazën e PS-së dhe patronazhistët e saj.

  1. Patronazhisti është dhe ka vepruar si sigurimsi i dikurshëm – oficer operativ, i cili përndiqte një numër shtetasish. Me këtë rrjet patronazhistësh Rilindja na riktheu fuqiplotë Sigurimin e Shtetit, mbas 30 vjet që e konsideronim veten regjim demokratik, qoftë dhe hibrid. Caktoi për secilin nga ne përndjekësin e mendimit politik individual,operativin-sigurims-komisar politik, të cilit i ka dhënë emërtimin patronazhist.
  2. Baza e të dhënave personale, e krijuar me saktësi në detaje, tregon përfundimisht që zyrat e shtetit i janë nënshtruar partisë ose më saktë sektit rilindas.

Nuk ka asnjë mundësi, edhe sikur të kesh në dispozicion një ushtri specialistësh, të mbledhësh për të gjithë regjistrin e votuesve të dhëna aq të sakta.

Ato janë të dhëna që ne i kemi dorëzuar në zyrat e shtetit apo platformat shtetërore sa herë janë kërkuar, duke besuar që me këtë informacion nuk luhet. Sot

ato i kemi sheshit në të gjithë botën. Ky veprim është jo thjesht keqbërje elektorale, por një krim ndaj secilit qytetar. Normalisht është kryer krim aq herë sa persona ka të regjistruar në listat e votuesve. Me këtë rast doli në dritë fakti që e dinim prej kohësh se Rilindja vjedh çdo gjë që i del përpara dhe që u rikthye fuqiplotë regjimi i partisë-shtet.

  1. Tek shqyrtuam secili nga ne preferencat politike dhe prirjen nga 2013 sot, vumë re se kishte mjaft pasaktësi. Shumë vetë të rrethit shoqëror apo familjar që kanë votuar rregullisht atë që ne e quajmë opozitë sot janë shënuar ose si votues të PS, ose me preferencë PS. Ky “gabim” në realitet na bën të kuptojmë ca gjëra të thjeshta:

3.1 Patronazhistët siç duket punojnë me normë apo me plan, si para 90-ës, dhe të shkretët ndoshta në përpjekje për të arritur planin kanë shënuar edhe kuturu preferencë PS. Për këtë duhen mëshiruar.

Me këtë qeshim.

3.2  Patronazhistët në shumicë dërrmuese të punësuarit në institucionet e shtetit i kanë shënuar votues të PS-së. A tregon kjo që administrata është totalisht e politizuar, apo tregon dhunë psikologjike mbi punonjësin e administrates, që të mos guxojë të ndryshojë votën. Edhe me këtë qeshim kur na kujtohen zgjedhjet lokale të 2019, kur punonjësit e administratës nga frika u paraqitën të gjithë në qendra votimi, por edhe ata si populli nuk e votuan Rilindjen, prandaj doli partia e dytë në vend “vota e pavlefshme”.

3.3  Patronazhistët nuk punojnë vetëm. Preferencat politike nuk i kanë vënë vetëm në bazë të ndonjë interviste në telefon të kryer me ne, duke u paraqitur qoftë nga PS, qoftë si kompani sondazhesh. Preferencat dukshëm janë shënuar sipas analizave të thashethemeve apo llafeve që çojnë në parti spiunat e rëndomtë të lagjeve apo të shkallës, ose edhe të qendrave të punës, ku edhe një fjalë e thënë kundër Rilindjes, edhe nëse je me PS, të klasifikon si socialist të pasigurt apo me preferenca të tjera. Apo një pakënaqësi e shprehur për opozitën edhe nga votues të rregullt e të konsoliduar të saj, krijon shpresën se ai individ nuk do ta votojë më opozitën. E duke qenë se ne elektorati i opozitës jemi elektorati me mendjen e lirë dhe gjuhën e zgjidhur, që nuk ia përtojmë të shajmë edhe partinë për të cilën votojmë apo militojmë, më ndodh që shumë nga të njohurit e mi votues solidë të opozitës më shfaqen sikur e kanë dredhur dhe janë bërë votues të PS-së. Pra, përfundimisht jemi të gjithë nën përgjim të vazhdueshëm nga patronazhistët dhe rrjeti i tyre, njësoj si në kohën e Sigurimit të Shtetit.

Me këtë qeshim përsëri, sepse nuk ulërasim dot, pasi nuk kemi institucione të pavarura drejtësie e mbrojtjeje të dinjitetit të individit që duhet ta trajtojnë ulërimën tonë.

  1. Populli shqiptar, jo patronazhist, e shfaqi përsëri tiparin e tij modern të zhvlerësimit të çdo poshtërsie të këtij vendi me humor e sarkazëm. Jo vetëm që nuk vëmë re asnjë ndjesi apo veprim hakmarrës ndaj patronazhistëve, por kemi mprehur në kulm të tallurën. E nisur nga kjo ngjarje a nuk do të kishte qenë më mirë të ishin hapur edhe dosjet e vërteta, jo ato të përpunuara, të Sigurimit që përpara 30 vjetësh?

Në përfundim, patronazhistat duhet ta dini se punëdhënsit tuaj jemi ne, jo Rilindja e Naltligësisë së Tij, sepse po të mos ishim ne, opozitarët mendje lirë e gjuhëzbërthyer, nuk do të ishit as ju hijet e skutave.

Zjarr Tv Ad