Nga zgjatja e orës policore, tek heqja e masës, MASAT e REJA që hyjnë në fuqi sot

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër Covid 19.

Komiteti Teknik i Ekspertëve katër ditë më parë vendosi të lehtësojë masat anti-Covid, pasi situata nga pandemia është në pëmirësim dhe numri i të infektuarve është në shifrat minimale.

Sot më 1 qershor, hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por mbetet e detyruar në ambientet e mbyllura.

Gjithashtu sot zgjatet ora policore, nga 22:00, në 23:00.

Masat e reja nga data sot:

– Hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura;

– Maska e detyrueshme ne ambiente të mbyllura dhe transportin publik;

– Rekomandohet mbajtja e saj në vende ku ka grumbullime;

– Ora policore zgjatet me 1 orë, nga ora 22.00 në orën 23.00;

– Diskot mbeten të mbyllura;

– Muzika e ndaluar pas orës 22.00.

Nga 15 Qershori:

– Lejohen grumbullimet nga 10 persona që ishte, në 50 persona, por duke respektuar masat.

Gjithashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi dhe disa masa të reja që do të merren nga data 1 korrik nëse situata vazhdon të jetë në përmirësim. Një lajm i mirë për tifozët, do të lejohet rikthimi i tyre në stadiume.

Masat e reja anti-covid nga data 1 korrik 2021 (*nëse situata përmirësohet)

– Ora policore nga ora 23.00 shkon në orën 24.00 deri në 06.00 të mëngjesit;

– Lejohet prania e tifozëve në stadiume, në 30% të kapaciteteve, duke respektuar masat;

– Muzika nuk ndryshon, mbetet e ndaluar pas orës 22.00;

– Diskot mbeten të mbyllura;

– Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve.

Zjarr Tv Ad