Deputeti Petrit Vasili ka reaguar për fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithsme të Këshillit të Europës.
Në një postim në Facebook,Vasil ironizon Ramën duke shkruar se “ngatërron Strasburgun me Spiropalin”, duke shtuar se kudo ku shkon demonstron një imazh të keq dhe të pamerituar të Shqipërisë.
Postimi i plotë i Vasilit:
Shkollepaku ngaterron Strasburgun me Spiropalin!
Shkollepaku duke pasur Spiropalin edhe Ballen ne krah ngaterron Strasburgun me Parlamentin e Lindita Nikolles, ku ky mund te zderhallet dhe shkaperderdhet si te doje.
Une kam qene anetar i kesaj Asambleje Parlamentare te Keshillit te Europes per disa vite me radhe.
Por te tilla skena idiote nuk kane guxuar ti bejne perpara asaj Asambleje as perfaqsues te vendeve te njohura per demokraci te kufizuar.
Kudo ku shkon ky vetem prish pune dhe vetem demostron padrejtesisht nje imazh te keq dhe te pamerituar te Shqiperise, qe s’ka asnje lidhje me kete Shkollepak.
Shqiperia ka plot burra e gra, te rinj dhe te reja, qe mund ta perfaqsojne denjesisht kudo dhe eshte krim qe sot perfaqesohet nga nje shkollepak dhe arrogant patologjik si Rama.