Tre ditë më parë bashkia e Tiranës vendosi shembjen e shkollës ‘Sami Frashëri’, duke deklaruar nisjen e procesit të rindërtimit.Pavarësisht kësaj në agjencinë e prokurimeve publike bëhet e ditur anulimi i tenderit për studimin dhe projektimin e ndërtesës së re. Vetëm për këtë fazë bashkia e kryeqytetit ka parashikuar të shpenzojë tre milionë e gjashtëqind mijë lekë pa TVSH.
Por në agjencinë e prokurimeve publike argumentohet se asnjë nga kompanitë që shprehën interes nuk plotësonte kriteret.
Në total është anuluar tenderi për studimin dhe projektimin e 10 shkollave me një vlerë prej 14 milionë lekësh pa tvsh. I njëjti veprim është bërë dhe për projektimin e 5 objekteve të tjera të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit me një vlerë prej 7.4 milionë lekësh.
Më parë u bë e ditur dhe anulimi i tenderit për rindërtimin e banesave një katëshe për familjet e dëmtuara nga tërmeti, një miliard e tetëqind e pesëmbëdhjetë milion lekë .
Loti I: Studim projektim për objektin: “Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Hasan Vogli”, me fond
limit në vlerën 2 387 700 (dy milion e treqind e tetëdhjetë e shtatëmijë e shtatëqind) lek pa
TVSH
• Loti II: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Mangull” me vlerë me
fond limit në vlerën 777.000(shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë) lek pa TVSH
• Loti III: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Pezë e Vogël” me vlerë
studim projektimi 777.000 (shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë) lek pa TVSH
• Loti IV: Studim projektim për objektin: Ndërtim i shkollës cikli i ulët “Pajan” me vlerë studim
projektimi 431.400 ( katërqind e tridhjetë e një mijë e katërqind) lek pa TVSH
• Loti V: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i kopështit “Fikas” me vlerë studim projektimi
317.602 ( treqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dy) lek pa TVSH
• Loti VI: Studim projektim për objektin: ”Ndërtimi i kopështit “Gurrë” me vlerë studim
projektimi 317.602 (treqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dy) lek pa TVSH
• Loti VII: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës së mesmë “Sami Frashëri” me
vlerë studim projektimi 3.645.682(tremilion e gjashtëqind e dyzet e pesëmijë e gjashtëqind e
tetëdhjetë e dy) lek pa TVSH.
• Loti VIII: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Qazim Turdiu” me
vlerë studim projektimi 2.407.860 (dymilion e katërqind e shtatëmijë e tetëqind e gjashtëdhjetë)
lek pa TVSH
• Loti IX: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Murat Toptani” me vlerë
studim projektimi 1.638.000 (njëmilion e gjashtëqind e tridhjetë e tetëmijë ) lek pa TVSH
• Loti X: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “17-Shkurti”, Qesarake e
Vjeter” me vlerë studim projektimi 1.638.000 (njëmilion e gjashtëqind e tridhjetë e tetëmijë) lek
pa TVSH.