Ngecin hetimet për rusët/ Prokuroria kërkon në vendet e gabuara analizat e ushqimeve

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekspertizat mbi të cilat do të zbulohen shkaqet se përse ndërruan jetë Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita kanë marrë trajtën e një ping pongu midis ekspertëve, një tjetër institucion ka kthyer duarbosh hetuesit, duke mos pranuar që të kryejë ekspertizën e disa produkteve ushqimore të gjetura në hotel dhe mostrës së ujit dhe bëhet fjalë për institucionin e ISUV që është instituti i sigurisë ushqimore dhe veterinare.

“I kthyem pas sepse nuk është kompetenca jonë, ata kërkonin analiza toksikologjike”, u shpreh Pëllumb Aleksi, përgjegjës i laboratorëve.

Por pyetjes nëse ishin apo jo të helmuara ushqimet nuk i ka dhënë përgjigje as AKU.

Më herët, ISHP kthehu hetuesit duke ju kërkuar të merrnin mostrat sipas rregullave, ndërkohë që hetimi gjendet në duart e mjekësisë ligjore që do të thotë se përse ndërruan jetë katër turistët.

Si dhe policia shkencore që do të këqyrë DVR dhe do të shikojë se çfarë ndodhi ditën që turistët dolën nga hoteli dhe shkuan në pishinë.

Zjarr Tv Ad