Rreth pesëdhjetë ish-stjuardesë të kompnaisë “Alitalia”, u mblodhën jashtë Bashkisë së Romës të mërkurën (20 tetor), duke zgjedhur një mënyrë origjinale për të protestuar kundër mbylljes se kompnisë ajrore.
Stjuardeset protestuan para Bashkisë për humbjen e vendit të punës, por edhe për kushtet jo të mira të punës.
Gjatë protestës ato u zhveshën për të treguar zemërimin e tyre kundrejt kompanisë. Punonjëset e ish-linjës ajrore kombëtare italiane, u zhveshën ngadalë dhe në heshtje, duke hedhur uniformat në tokë për të shprehur pakënaqësinë e tyre pas falimentimit të kompanisë.
“Alitalia” ndërpreu veprimtarinë javën e kaluar, pas 74 vitesh histori dhe u zëvendësua nga ITA, e cila është gjithashtu nën kontrollin e shtetit.
Kur ITA filloi punën të premten e kaluar, ajo punësoi vetëm 2,800 nga rreth 11,000 punonjës të Alitalia.