Ngërçi me anëtarët e qendrave të votimit në Vorë, Celibashi: Respektimi i Kodit Zgjedhor garanton procesin, shmangni pretekstet

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i ka bërë thirrje subjekteve zgjedhore që të zgjidhin situatën e ngërçit në bashkinë e Vorës, lidhur me anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit me të drejtë propozimi nga Partia Demokratike.

Përmes një postimi në Twitter Celibashi thekson se respektimi i Kodit Zgjedhor është e vetmja mënyrë që garanton integritetin e zgjedhjeve dhe ftoi të gjitha subjektet që të shmangin pretekstet dhe ta respektojnë atë.

“Nxisim subjektet zgjedhore që kanë të drejtën e caktimit të anëtarëve të KQV-ve të Bashkisë Vorë të zgjidhin situatën e ngërçit lidhur me anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit me të drejtë propozimi nga Partia Demokratike. Respektimi i dispozitave të Kodit Zgjedhor plotësisht dhe qartësisht është e vetmja mënyrë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe shmangien e çdo preteksti”, shkruan Celibashi në Tëitter.

Zjarr Tv Ad