Lajme të mira vijnë në lidhje me hapjen e negociatave të Shipërisë me BE. Sot pritet dakortësia mes Bullgarisë dhe RMV për zgjidhjen e ngërcit. Ndërkohë burime bëjnë me dije se konferenca e parë ndërqeveritare mund të mbahet javën tjetër.
Lajmin për dakortësinë mes dy vendeve pritet të jepet në orët në vijim nga Presidenca fraceze Sot kryeministri Edi Rama ka patur takime me presidentin bullgar, atë francez Macron, dhe kancelarin gjerman Scholz.
“Vazhduam të bisedojmë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe bëmë përparim sa i përket klimës evropiane. Presidenca franceze bëri një zhvillim të madh, në mbrëmjen e së martës dhe të mërkurës dhe pati një çështje tjetër midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe kështu me forcat e fundit vazhduam të bisedonim me të dyja palët, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Dhe siç bëri të ditur Këshilli Evropian më 23 dhe 24 qershor, ne vazhduam të punojmë për të hapur kapitullin e parë bazuar në diskutimet e deritanishme. Mund të them se është gjetur një kompromis, një kompromis që ruan ndjeshmërinë e të dyja palëve dhe besoj se është i pranueshëm nga të gjithë.
Në ditët në vijim të dyja palët do ta konfirmojnë këtë. Presidenti dhe kryeministri bullgar tashmë e kanë mbështetur propozimin francez dhe do të ketë diskutime në ditët në vijim në Shkup. Kjo është e rëndësishme për sigurinë, stabilitetin dhe se e kaluara mund të tejkalohet”, deklaroi Emanuel Makron, president i Francës.