Ngërçi në Kushtetuese, Cutillo: Zgjidhja është Komisioni i Venecias

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata e krijuar me Gjykatën Kushtetuese ka sjellë reagimin e ndërkombëtarëve. Për ambasadorin e Italisë, Alberto Cutillo zgjidhja e përplasjes mes presidentit dhe mazhorancës është Komisioni i Venecias, një formulë kjo e përdorur dhe në shqyrtimin e dekretit për shfuqizimin e votimeve të 30 qershorit.

Megjithatë Cutillo nënvizon se është e rëndësishme konstituimi i gjykatës.

Alberto Cutillo: “Duhet të ketë në funksion sa më të shpejtë, dhe në baze të ligjit dhe procedurave. Ka një debat për kompetencat por që duhet të bashkëpunojnë për një zgjidhje që të jete e mirëpritur. T’i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Besoj është e rëndësishme të kemi një rrugëtim për çdo dyshim për këtë gjykatë. Mund të bëhet shumë shpejtë. E rëndësishme është që të bjerë poshtë çdo lloj dyshimi. Ky është sugjerim personal.

Reagimi i ambasadorit të Italisë ka ardhur gjatë kohës kur në parlament po diskutohej rezoluta e mazhorancës ndaj kreut të shtetit. Përmes kësaj nisme PS kërkoi që dekreti për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese të bëhej pjesë e komisionit hetimor.

Zjarr Tv Ad