Ngjarja e rëndë në Deçan, Kryetari i Komunës zbulon detaje të reja: Rastet e para u zbuluan në qershor por menduam se …

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një deklartë për shtyp kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka dhënë detaje të reja lidhur me helmimin masiv nga uji në Deçan.

Ai ka thënë se rastet e para të helmimit kanë ndodhur në 10-ditëshin e parë të muajit qershor. Ramosaj deklaroi se rasti i parë i helmimit është regjistruar në fshatin Krushevc të Pejës, por që shfytëzon burimin e Hidrodrinit për ujë të pijes.

I pari i Deçanit deklaroi se ai rast ishte izoluar dhe se deri në muajin korrik nuk kishin më shqetësime. Megjithatë, ai tha se edhe më tutje nuk mund të ketë definime të sakta dhe se konfirmoi që presin që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë pse ka ndodhur kjo. Ne kemi pas në 10 ditëshin e parë të muajit qershor me banorët e fshatit Krushevc të Pejës që furnizohet me ujë që është nën menaxhimin e “Hidrodrinit”.

Ky rast ka qenë i izoluar sepse pas kësaj analize nuk pat më shqetësime dhe ndodhi që në muajin korrik të përsëritet e njejta por në përmasa më të mëdha, kjo na bënë që këto analiza të jenë më të thella dhe të dihet se a është për ujë. Ne asnjë herë nuk kemi vendos në shënjestër dikë.

Qoftë edhe teoritë konsiprative që janë ngrit të shkohet deri në fund, sepse meritojmë të jetojmë të qetë në këtë shtet”, tha Ramosaj.

Zjarr Tv Ad