Ngjarja e rëndë në Klos, përplasje fizike mes dy fisesh

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klosi u trondit mesditën e të mërkurës nga një ngjarje e rëndë.

Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë një 17 vjeçar, i identifikuar si Danjel Hasula dhe u plagosën rëndë babai i tij dhe një tjetër person.

Ndërkohë që raportohet se personi i dytë që ndërroi jetë në spital është babai i të miturit.

Autori i ngjarjes së rëndë dyshohet se është Besnik Mjeshtri.

Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të vjetër që kanë pasur dy fise, konkretisht fisi Mjeshtri dhe fisi Hasula.

Sherri mes tyre ka degraduar këtë të mërkurë, në mes të rrugës, në qendër të Klosit, ku jashtë një lokali ka kërcitur arma e zjarrit.

Zjarr Tv Ad