Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar për zjarrin në komisariatin e Kamzës, ku fatkeqësisht humbi jetën 26-vjeçari Arben Mici dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë,Hajredin Boja, punonjës i Policisë dhe Dilaver Idrizi, i ndaluar.
Në një deklaratë për mediat, Avokati i Popullit u sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme për përmirësimin e kushteve pranë njësive policore në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombetarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare.