Ngjarja tragjike në Tetovë, Pendarovski: Padyshim e qëllimshme, kërkojmë hetim të shpejtë nga autoritetet

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave nga zjarri që përfshiu spitalin e COVID mbërmjen e djeshme në Tetovë.

Ai thotë se aktualisht identifikimi i viktimave është i vështirë, ndërsa sipas tij ngjarja është e qëllimshme.

Pendarovski ka kërkuar një hetim të shpejtë nga autoritetet për zbardhjen e ngjarjes tragjike.

Nuk kemi dyshime se ngjarja është e qëllimshme. Identifikimi i vikitmave është i vështirë. Ngushëllime familjarëve. Po presim rezultatet e autoriteteve. Por nuk mund të lejojmë që hetimi të zgjatë me muaj. Ne duhet të mësojmë nga kjo tragjedi.Unë s’mund të flas për gjendjen shëndetësore të pacientëve që mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme”,  shprehet Pendarovski.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Spitali Modular në të cilin po trajtoheshin pacientët me Covid-19, u përfshi nga zjarri. 14 prej tyre humbën jetën ndërsa mbetën të plagosur 12 të tjerë. Autoriteet në Maqedoninë e Veriut kanë filluar menjëherë hetimet lidhur me ngjarjen tragjike.

Zjarr Tv Ad